“Ai e do Hormuzin të hapur”, presidenti Trump: Xi Jinping u zotua se nuk do ta furnizojë Iranin me armë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se homologu i tij kinez, Xi Jinping, i është ofruar për ndihmë mbi luftën me Iranin.

Në një intervistë me Fox News , presidenti shtoi gjithashtu se udhëheqësi kinez “tha se nuk do t’i ofrojë pajisje ushtarake” Teheranit.

“Ai e tha këtë sot dhe është një deklaratë e rëndësishme”, vazhdoi Trump, duke iu referuar takimeve të sotme në Pekin.

Megjithatë, inteligjenca amerikane raportoi se kompanitë kineze kanë diskutuar dërgesat e armëve me Iranin, siç raportohet nga Ëashington Post, duke përdorur rrugën e dërgesave përmes një vendi të tretë për të fshehur origjinën e tyre.

“Ai do të donte ta shihte Ngushticën e Hormuzit të hapur dhe tha: ‘Nëse mund të ndihmoj, do të doja të ndihmoja’”, shtoi Trump, duke vënë në dukje se kushdo që ka blerë “sasi të konsiderueshme nafte nga Irani, sigurisht, ka zhvilluar një lloj marrëdhënieje, por ai do të donte ta shihte Ngushticën e Hormuzit të hapur”.

Pekini blen rreth 90% të naftës bruto të Teheranit me një zbritje, ekuivalente me rreth 10-15% të të gjitha importeve kineze të “arit të zi”.