Mbrëmjen e djeshme ka skaduar afati për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit në Kosovë.
Kështu, partitë kanë zbardhur listat e tyre me kandidatët për deputet. E fundit që e bëri këtë ishte ishte PDK.

Në anën tjetër, në listën e LDK-së, në dhjetëshen e parë mungojnë Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami. Kjo e fundit tha se është vendosur në listë pas shumë njerëzve që s’kanë lënë gjë pa thënë për LDK-në.
“Nga zyra e LDK-së me është kumtuar se në listë unë jam me numër 12, pas njerëzve që deri dje e kanë luftuar LDK-në, por kjo për mua personalisht s’paraqet asnjë problem, sepse beteja ime nuk është për renditje as për fitore personale.
Beteja ime është për një Kosovë që nuk i nënshtrohet arrogancës së pushtetit; për politikën që i shërben qytetarit e jo interesave personale; për demokracinë që nuk tkurret; për qytetarin që kërkon llogari nga qeveria; për biznesin që nuk pengohet nga politika dhe për institucione që nuk kapen nga partitë”, ka shkruar Bajrami.

Listën e ka publikuar edhe Vetëvendosje. Aty figurojnë edhe emra të rinj si hoxha Osman Musliu, Arton Konushevci e aktori Armend Baloku. Por, mungon emri i Driton Hysenit.

Kurse, në listën e AAK-së, në numrin 11 është Ramush Haradinaj, i cili duket se ka liruar rrugë për emrat e rinjë.

