Rikthehet në ring Anthony Joshua, do të përballet me boksierin shqiptar

Boksieri Anthony Joshua do të rikthehet sërish në ring pas incidentit që i ndodhi, e më e bukura se do të përballet me shqiptarin Kristian Prenga.

Joshua kaloi një periudhë të rëndë emocionale kur ishte i pranishëm në një aksident, në të cilin dy miqtë e tij të ngushtë ndërruan jetë në dhjetor.

Tyson Fury i kërkoi përballje muajin e kaluar, megjithatë Joshua fillimisht do të përballe me shqiptarin Prenga.

Tashmë është zyrtare, se përballja e zjarrtë do të zhvillohet në Arabinë Saudite më 25 dhjetor, më saktësisht në Riyadh.

Ndërkohë, në rast fitore – atëherë meçi i radhës do të jetë kundër Furyt, siç ka konfirmuar edhe vetë Joshua.

“Nuk është sekret se kam marrë pak kohë për t’u ngushëlluar dhe përgatitur për t’u rikthyer sërish në ring dhe tani është koha për ta marrë hapin. Jam i lumtur se kam nënshkruar një meç më 25 korrik në Arabinë Saudite”.

“Mezi po pres të garoj dhe vazhdoj ku mbeta. Kjo është e sigurt”, deklaroi ai.