Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, ndihet gati për ndeshjen e sotme (e martë) ndaj Turqisë në kuadër të finales së play-offit për kualifikim në Kupën e Botës 2026.
Kosova është nikoqire e Turqisë në ndeshjen e sotme, e cila është planifikuar të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 20:45.
Dardanët janë gati për këtë ndeshje finale, pasi ëndrra e madhe është kualifikimi në një ngjarje të madhe sportive dhe Kupa e Botës është kulmi i çdo arritjeje.
Njëri nga lojtarët më në formë dhe më vendimtar të Kosovës në kampanjën kualifikuese pa dyshim ka qenë edhe Fisnik Asllani, i cili ka shënuar tri gola.
Dhe pikërisht Asllani është gati për ndeshjen e sotme dhe këtë e ka treguar me një postim emocionues në profilin e tij në rrjetet sociale.
