E enjte, 26 Nëntor 2026
Lajm i fundit
RAJONI

Tri raste të hetimit të vdekjes në 24 orët e fundit në Kosovë

Nga MacedoniaPress

Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të ndara të hetimit të vdekjes në Prishtinë, Suharekë dhe Rahovec, sipas raportit 24-orësh.

Në rrugën “Besa” në Prishtinë, një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Meqë viktima jetonte i vetëm, derën e banesës e kanë hapur zjarrfikësit. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes.

Një rast tjetër është raportuar në fshatin Leshan të Suharekës, ku një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë ku jetonte. Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, në Rahovec, një burrë është dërguar nga familjarët në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), në gjendje të rëndë shëndetësore. Me rekomandim të mjekëve, ai është nisur për trajtim në Spitalin e Gjakovës, por ka vdekur gjatë rrugës. Vdekja e tij është konstatuar nga mjeku në spital.

Në të tri rastet, me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e këtyre vdekjeve.

Lajme të ngjashme

Swipe