A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca
Presidenca e Kosovës ka mohuar pretendimet se fotografia e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe Deklarata e Pavarësisë janë larguar nga hapësirat e institucionit.
Në një sqarim për media, Presidenca ka bërë të ditur se të dyja vazhdojnë të jenë në vendet e tyre.
“Asgjë nuk është larguar nga zyra e Presidencës. Të gjitha janë aty”, thuhet në reagim, raporton KosovaPress.



