E mërkurë, 25 Nëntor 2026
Lajm i fundit
RAJONI

Samiti në Bruksel, Kurti i bën thirrje Serbisë ta arrestojë Radoiçiqin

Nga MacedoniaPress

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Serbisë që ta arrestojë dhe ta dorëzojë Milan Radoiçiqin, organizatori kryesor i sulmit në Banjskë, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku në shtator të vitit 2023.

Në deklarimin e tij para nisjes së Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, Kurti ka thënë se arrestimi i Radoiçiqit është i domosdoshëm në kuadër të sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

“Nevojitet që Serbia ta arrestojë dhe ta dorëzojë terroristin kryesor, Milan Radoiçiqin, i cili, së bashku me 44 bashkëpunëtorët e tij paramilitarë, i zuri pritë dhe e vrau rreshterin Afrim Bunjaku në shtator të vitit 2023, gjatë mandatit të ish-presidentit të Serbisë, z. Vuçiq.”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka thënë se Radoiçiq vazhdon të lëvizë i lirë në Serbi, madje sipas tij, ka qenë më i afërt me ish-presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, sesa vetë pjesëtarët e truprojës së tij.

“Shpresojmë që kjo të ndryshojë tani. Duhet ta mbrojmë shoqërinë nga kriminelët”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme

Swipe