Kontrolle në një spital privat dhe në FSSH, mes të dyshuarve edhe Den Donçev dhe Orhan Ramadani
Që nga mëngjesi i sotëm po kryhen kontrolle në rreth dhjetë lokacione, në kuadër të një aksioni të ri të Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar pranë Byrosë për Siguri Publike – MPB.
Sipas informacioneve të para jozyrtare, në aksion janë përfshirë persona përgjegjës nga një spital privat dhe punonjës të Fondit për Sigurim Shëndetësor, të dyshuar për disa vepra penale, ndër të cilat keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar, punë e pandërgjegjshme në shërbim, mashtrim dhe pastrim parash.
Mes të dyshuarve janë edhe ish-drejtorët e Fondit për Sigurim Shëndetësor, Den Donçev dhe Orhan Ramadani



