Arrestohet në Deçan Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt
Albert Sylaj u kap në Deçan nga Policia e Kosovës.
“Arrestimi është realizuar sonte, rreth orës 23:40, në Deçan, pas veprimeve të ndërmarra nga njësitet përkatëse policore”, njofton Policia e Kosovës.
Gjithashtu, ky institucion ka falënderuar qytetarët që kanë ndihmuar në lokalizimin e Sylajt.
Policia ka bërë të ditur se në lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit ka ndihmuar edhe bashkëpunimi me qytetarët, të cilët i ka falënderuar për informacionet e ofruara.
Pas arrestimit, veprimet e mëtejme procedurale do të ndërmerren në koordinim me organet kompetente të drejtësisë.
Albert Sylaj ishte shpallur në kërkim pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt, ndërsa arrestimi i tij vjen pas dy ditësh kërkimesh nga Policia e Kosovës.



