181 ditë protesta/ Qytetarët kërkojnë sërish largimin e Ramës, policia rrethon Kryeministrinë
Protestuesit janë mbledhur edhe një herë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Në ditën e 181-të të protestave, të rinj, studentë dhe qytetarë kanë dalë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Pjesëmarrësit deklarojnë se nuk do të tërhiqen, ndërsa dorëheqja e kryeministrit Edi Rama mbetet kërkesa e tyre e panegociueshme.
Ndërkohë, forcat e policisë kanë vendosur një kordon përpara Kryeministrisë.



