E enjte, 26 Nëntor 2026
Lajm i fundit
MAQEDONI

Ali Ahmeti në Zvicër takon biznesmenë shqiptarë: Mërgata, pasuri e çmuar kombëtare

Nga MacedoniaPress

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim në Zvicër me ekspertë, profesionistë, biznesmenë dhe bashkatdhetarë shqiptarë, percjell Zyrtare.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ahmeti ka bërë të ditur se gjatë takimit është diskutuar për arritjet e mërgatës shqiptare dhe kontributin e saj në promovimin e vlerave kombëtare, në arsim, shkencë, ekonomi dhe biznes.

Ai ka theksuar rëndësinë e rrjetëzimit të profesionistëve shqiptarë, transferimit të dijes, përvojës dhe ekspertizës, si dhe mundësitë për investime në vendlindje.

Ahmeti e ka cilësuar mërgatën si një pasuri të çmuar kombëtare dhe potencial të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

„Krenar me arritjet e bashkatdhetarëve tanë!”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të ngjashme

Swipe