E enjte, 26 Nëntor 2026
Lajm i fundit
RAJONI

Serbi, Çupiç shpall sot zgjedhjet për Presidentin e Republikës

Nga MacedoniaPress

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Aleksandar Çupiç, do të shpallë sot zgjedhjet për Presidentin e Republikës.

Sipas njoftimit të Parlamentit serb, vendimi për shpalljen e zgjedhjeve do të nënshkruhet në orën 12:00, në sallën qendrore të Dhomës së Asamblesë Kombëtare.

Procedura për shpalljen e zgjedhjeve bazohet në Ligjin për Presidentin e Republikës, i cili përcakton se, në rastet kur mandati i presidentit përfundon përpara afatit për të cilin është zgjedhur, zgjedhjet e reja duhet të shpallen në mënyrë që votimi të zhvillohet jo më vonë se tre muaj nga dita e përfundimit të mandatit.

Me nënshkrimin e vendimit pritet të nisë zyrtarisht procesi zgjedhor për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit serb.

/rtsh.al/

Lajme të ngjashme

Swipe