E martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
RAJONI

Shtyhet seanca ndaj ish-bashkëshortit, avokati i Arlinda Zekaj: Nuk u cilësua si viktimë e ndjeshme

Nga MacedoniaPress

Seanca e shqyrtimit fillestar ndaj J.S, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, nuk është mbajtur këtë të martë në Gjykatën Themelore në Pejë. Ai akuzohet për veprën penale “Kanosja”.

Avokati i familjes së të ndjerës, Besnik Berisha, bëri të ditur se shtyrja e seancës erdhi pas një kërkese të paraqitur prej tij, pasi gjatë shqyrtimit të aktakuzës kishte konstatuar, sipas tij, një lëshim nga ana e prokurores së çështjes.

Berisha pretendon se në aktakuzë, Arlinda Zekaj nuk ishte cilësuar si viktimë e ndjeshme, pavarësisht se tashmë kishte ndërruar jetë.

“Arsyeja e mosmbajtjes së seancës lidhet me një kërkesë timen, pas pranimit të aktakuzës e cila ndodhi në fillim të shqyrtimit fillestar, ku kam vërejtur edhe një lëshim skandaloz të prokurores, duke mos e cilësuar tashmë të ndjerën si viktimë të ndjeshme”, deklaroi avokati.

Ai bëri të ditur gjithashtu se për këtë çështje i është drejtuar me kërkesë Kryeprokurorit të Shtetit dhe mekanizmave të tjerë institucionalë.

Ndërkohë, zhvillimi vjen në një ditë kur Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës konfirmuan zgjerimin e hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe ndalimin e katër personave në lidhje me këtë rast.

Mes personave të ndaluar janë edhe ish-vjehrra e saj, N.S, dhe ish-kunati, D.S.

Ish-bashkëshorti i Alrinda Zekajt dërgohet në Gjykatën Themelore të Pejës https://t.co/D4iHqjZyR5

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) November 24, 2026

Lajme të ngjashme

Swipe