E martë, 24 Nëntor 2026
Lajm i fundit
MAQEDONI

PS voton pro përjashtimit të Elisa Spiropalit nga Grupi Parlamentar, Braçe dhe Çuçi abstenojnë

Nga MacedoniaPress

Elisa Spiropali nuk do të jetë më pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Grupi parlamentar ka votuar pro përjashtimit të saj, ndërsa deputetët Erion Braçe dhe Bledi Çuçi kanë abstenuar.

Ky zhvillim vjen pas vendimmarrjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, ku më 14 nëntor u diskutua kërkesa për largimin e Spiropalit nga forumet drejtuese të partisë.

Gjatë asaj mbledhjeje, Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, sqaroi se Spiropali nuk mund të jetë më pjesë e asnjë forumi të Partisë Socialiste, por theksoi se kjo nuk nënkuptonte përjashtimin e tyre nga vetë partia.

Ndryshe nga vendimmarrja në Asamble, këtë herë çështja e Spiropalit është trajtuar në nivelin e Grupit Parlamentar, duke sjellë përfundimin e përfaqësimit të saj në radhët e grupit socialist.

/rtsh.al/

Lajme të ngjashme

Swipe