Mesazhi i presidentes Shiroka-Pula për Ditën e Alfabetit: Ta ruajmë shqipen dhe t’ua përcjellim brezave
Presidentja Shiroka-Pula kujtoi delegatët e Kongresit të Manastirit dhe bëri thirrje që shqipja të ruhet, të pasurohet dhe t’u përcillet brezave të rinj.
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke e cilësuar alfabetin si dëshmi të përpjekjeve për ruajtjen e identitetit kombëtar.
“Lufta jonë për liri u bë edhe për gjuhën shqipe, për të drejtën për ta folur dhe shkruar atë lirshëm”, ka thënë presidentja në mesazhin e saj.
Shiroka-Pula përkujtoi 50 delegatët nga 26 qytete, shoqata e klube shqiptare, të cilët u mblodhën në Kongresin e Manastirit më 1908. Ajo e cilësoi shqipen si trashëgimi të përbashkët dhe theksoi se ruajtja e saj është përgjegjësi e çdo brezi.



