Ali Ahmeti takohet me Ramën, në fokus forcimi i bashkëpunimit ndërshqiptar

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook njoftoi se në focus të bisedës mes tyre ishte forcimi  i bashkëpunimit ndërshqiptar

“Si gjithmonë, kënaqësi e veçantë, takimi me Kryeministrin e Shqipërisë, mikun tim, Edi Rama”.

“Bisedë e hapur për çështje me interes të përbashkët, me fokus në forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, ruajtjen e vlerave tona kombëtare dhe avancimin e perspektivës evropiane të rajonit.Me përkushtim për unitet, zhvillim dhe të ardhmen tonë të përbashkët!”, njoftoi Ahmeti.