E diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
MAQEDONI

Besian Rexhepi me mesazh të ashpër për Umejrin: “Je shumë i vogël për lojëra të mëdha – pëlqimet në Facebook nuk ta japin respektin e studentëve!”

Nga MacedoniaPress

Besian Rexhepi:

Umejr, je shumë i vogël për lojëra të mëdha- me pëlqime në fb nuk mer zemrën e opinionit!

Është vërtet për të ardhur keq kur dikush që pretendon të flasë në emër të studentëve, në vend që të ndërtojë ura bashkëpunimi, merret me krijimin e ndasive mes tyre.

Studentët shqiptarë dhe maqedonas janë në të njëjtën vijë. Kërkesat tona janë të përbashkëta: kushte më të mira, dinjitet, barazi dhe përfaqësim.

Problemi është se disa duket se e kanë ngatërruar përfaqësimin studentor me protagonizmin në Facebook. Me statuse mund të fitosh disa pëlqime, por jo respektin e studentëve. E atë respekt nuk ta japin as titujt e as vetëshpalljet.

Para se të flasësh për avangardë, provo të fitosh besimin e terrenit që pretendon se përfaqëson. Sepse përfaqësimi pa besim është vetëm një titull bosh.

Studentët kanë nevojë për bashkim, jo për provincializëm dhe komplekse protagonizmi.

  1. TURP!

Lajme të ngjashme