Jara dhe Lisa Beadini shkëlqejnë në “Sharra Mini Kup 2026”, krenaria e KN Shkëndija

Klubi i Notit Shkëndija vazhdon të korrë suksese në garat vendore, ndërsa në “Sharra Mini Kup 2026” dy sportistet e klubit, Jara dhe Lisa Beadini, ishin ndër emrat më të spikatur të kompeticionit.

Jara Beadini zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer duke fituar vendin e parë në teknikën Krol për kategorinë 2014-2016, ndërsa garën e përfundoi edhe me një medalje tjetër, duke zënë vendin e dytë në teknikën Bretkosë. Me performancën e saj, ajo dëshmoi talentin dhe përkushtimin që po e karakterizon në çdo garë.

Ndërkohë, ylli i garës ishte Lisa Beadini, e cila dominoi në kategorinë 2017-2018 duke fituar dy vende të para në dy teknika të ndryshme dhe duke u shpallur kampione e “Sharra Mini Kup 2026”.

Nga Klubi i Notit Shkëndija vlerësojnë se sukseset e arritura janë rezultat i punës së vazhdueshme, disiplinës dhe angazhimit të sportisteve, duke theksuar se Jara dhe Lisa janë krenaria e klubit dhe premtim i madh për të ardhmen e notit.