Kongresi i VLEN-it zgjedh udhëheqësinë e re: Mexhiti dhe Kasami bashkryetarë, Bekim Sali sekretar gjeneral, Musa dhe Qoku nënkryetarë

Kongresi i VLEN ka miratuar pikën për zgjedhjen e udhëheqësisë së re të subjektit politik.

Për bashkryetarë janë zgjedhur Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, ndërsa për sekretar gjeneral është emëruar Bekim Sali.

Po ashtu, kongresi ka zgjedhur edhe nënkryetarët, ku këto poste do t’i ushtrojnë Mimoza Musa dhe Bekim Qoku.

Vendimet janë miratuar në kuadër të Kongresit të VLEN-it që po mbahet në Filharmoninë e Shkupit.