Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, është liruar nga burgu pasi ka përfunduar vuajtjen e dënimit për ngjarjet e 27 Prilli 2017 në Kuvendin e Maqedonisë.
Ish-ministri i Punëve të Brendshme dhe ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, sot ka dalë nga burgu, ku po vuante dënimin për ngjarjet e 27 prillit 2017 në Kuvend.
Çavkov ishte dënuar për rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë. Gjatë vuajtjes së dënimit ka pasur disa probleme shëndetësore, për shkak të të cilave në një periudhë të caktuar kishte ndërprerje të dënimit.
Së fundmi, Gjykata Themelore Penale ia uli dënimin me burg, si edhe shumicës së të dënuarve të tjerë në të njëjtin rast.
Ai dënimin e vuante në burgun e Shtipit, ndërsa në dalje nga burgu u prit nga vajza e tij, Zorica.
