Pak më parë, në ndeshjen e sotme të hendbollit Maqedoni–Izrael, kryetari i të rinjve të Levicës – Rinia e Kuqe, Andrej Kuculovski, u ndalua nga policia për shkak të shfaqjes paqësore dhe dinjitoze të flamurit të Palestinës, sikur të bëhej fjalë për një kriminel të rrezikshëm!
Pa asnjë arsyetim, pa u dhënë bazë për ndalimin, pa u përmendur ndonjë vepër penale apo kundërvajtje – ai u shty me forcë dhe me pranga u dërgua në stacion policor. Gjatë gjithë këtij veprimi, asnjë nga policët nuk u legjitimua.
Dhe ndërkohë që DPMNE-së dhe ministrit Pançe Toshkovski u “rrëshqasin” dhe u ikin kriminelët e vërtetë, policia nën përgjegjësinë e tij demonstron forcë ndaj të rinjve që nuk kanë bërë asgjë tjetër përveçse kanë shprehur humanizëm.
Levicë do të ndërmarrë të gjitha mekanizmat e mundshëm juridikë dhe institucionalë për këtë skandal.
DPMNE sot arreston për flamur, nesër do të arrestojë për mendim!
