SHBA zgjat armëpushimin me Iranin, Trump: Vendimi në fuqi derisa të paraqitet propozimi i iranianëve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar një zgjatje të armëpushimit me Iranin.

Në një postim në Truth Social, ai njofton se armëpushimi do të zgjatet “derisa të paraqitet propozimi i tyre dhe të përfundojnë diskutimet, në një mënyrë ose në një tjetër”.

Ka pasur deklarata të ndryshme rreth asaj se kur saktësisht do të përfundonte armëpushimi fillestar, me vetëm pak orë që kishin mbetur deri në afatin e fundit.