“Lini pas një trashëgimi”, Presidenti Trump, letër Vjosa Osmanit: Mbeteni mike dhe partnere e besueshme e SHBA

Presidenti i Amerikës, Donald Trump, i ka shkruar një letër Vjosa Osmanit, teksa kjo e fundit është në mbyllje të mandatit të saj si presidente e Kosovës.

Ai e ka falënderuar Osmanin për bashkëpunimin, veçanërisht për Bordin e Paqes dhe e ka konsideruar se do të vazhdojë të jetë një mike e SHBA.

Letra e plotë e publikuar nga Osmani:

Faleminderit për letrën tuaj shumë dashamirëse. Vazhdon të admiroj lidershipin tuaj të guximshëm dhe vendimtar në emër të popullit të Kosovës.

Kemi arritur shumë së bashku në një periudhë të shkurtër kohore, veçanërisht bashkëpunimin tonë në kuadër të Bordit të Paqes. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë nismë të re premtuese do të luajë një rol të jashtëzakonshëm në përfundimin e konflikteve në mbarë botën, duke promovuar njëkohësisht lirinë dhe mirëqenien për të dy popujt tanë.

Ndërsa së shpejti do të largoheni nga detyra, ju do të lini pas një trashëgimi të rëndësishme që do të formësojë të ardhmen e vendit tuaj, rajonit të Ballkanit, dhe gjithë Evropës. Ju keni qenë gjithmonë një mike dhe partnere e besueshme e Shteteve të Bashkuara dhe mezi pres vazhdimin e bashkëpunimit tonë në vitet në vijim.

Zonja e Parë më bashkohet në përcjelljen e urimeve tona më të mira për suksesin tuaj të mëtejshëm.

Sinqerisht, Donald J. Trump

President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës