Blendi Gonxhja:
Me Emira Selimin, aktiviste e shkëlqyer për librin shqip dhe mësimin e gjuhës shqipe në Manastir, sëbashku me Denion Meidanin, Ambasadorin tonë energjik në Maqedoninë e Veriut, për një takim në kuadrin e Samitit të IV të Diasporës, ku diskutuam për projekte e bashkëpunime konkrete në fushën e kulturës, trashëgimisë dhe edukimit. Në fokus ishte ngritja e një qendre kulturore shqiptare në Maqedoninë e Veriut, si dhe krijimi i skemave të punës për të rinjtë nga RMV që duan të punojnë në sektorin turistik shqiptar gjatë sezonit veror. Gjithashtu, trajtuam ide për bashkëpunimin mbi rikthimin në funksion muzeal të Shtëpisë Muze të Alfabetit Shqip në Manastir dhe zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta në art, kulturë dhe turizëm. Konfirmova vullnetin tonë për të avancuar projekte që forcojnë lidhjet mes dy vendeve dhe promovojnë vlerat tona të përbashkëta.
