Donald Trump ka kërcënuar sërish Iranin përpara nisjes së pritshme të bisedimeve në Pakistan, duke deklaruar se anijet luftarake amerikane po pajisen me “municionin më të mirë” në rast të një rifillimi të mundshëm të sulmeve, nëse negociatat dështojnë.
“Do ta zbulojmë brenda rreth 24 orësh. Do ta dimë së shpejti”, tha Trump në një intervistë telefonike për New York Post, duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse bisedimet do të rezultojnë të suksesshme.
Trump lëshoi gjithashtu një paralajmërim të ri për Teheranin.
“Nëse nuk arrijmë një marrëveshje, do ta përdorim atë dhe do ta përdorim në mënyrë shumë efektive”, tha Trump.
“Po bëjmë një rivendosje. Po i pajisim anijet me municionin më të avancuar, armët më të mira të ndërtuara ndonjëherë, madje edhe më të mira se ato që kemi përdorur më parë”, shtoi Presidenti.
