Kryetari Levizjes Studentore Mevlan Ademi i Pergjigjet Presidentes

Mos e deformoni opinionin publik!

Një juriste me përvojë duhet ta di shumë mirë se e drejta nuk mund të kufizohet në një gjuhë të vetme. Praktika ndërkombëtare e dëshmon qartë:

Në Finlandë, provimi i jurisprudencës zhvillohet në dy gjuhë: finlandisht dhe suedisht. 🇫🇮

Në Zvicër, kandidati zgjedh vetë gjuhën në të cilën testohet. 🇨🇭

Në Belgjikë, sistemi funksionon me procedura të ndara sipas gjuhës: flamane ose frënge. 🇧🇪

Nëse argumentohet se përkthimi në maqedonisht mund të shtrembërojë kuptimin, atëherë ky rrezik është i njëjtë për çdo gjuhë. Po qytetari shqiptar që nuk e zotëron maqedonishten, a nuk vendoset në disavantazh? 🤔

Nëse shqetësimi është cilësia e përkthimit, zgjidhja nuk është kufizimi, por funksionimi i plotë i sistemit edhe në gjuhën shqipe, nga provimi i jurisprudencës deri te procedurat gjyqësore.

Nuk jemi përjashtim. Shtetet shumëgjuhëshe funksionojnë mbi parimin e barazisë reale, jo të kufizimit. Dhe pikërisht aty qëndron zgjidhja. 🇦🇱🇲🇰