Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor dje u miratua nga shumica e deputetëve në Kuvend.
Sipas ndryshimeve, një shofer me patentë të kategorisë “B” do të mund të drejtojë motoçikleta me transmision automatik nga kategoria “A1”, me kapacitet motorik deri në 125 cm³ dhe fuqi deri në 11 kW, nëse i plotëson këto kushte:
- të ketë mbushur 23 vjet,
- të ketë së paku pesë vite patentë të vlefshme të kategorisë “B”,
- të ketë dëshmi për përfundimin e një trajnimi teorik prej 4 orësh.
Këto leje do të vlejnë vetëm brenda territorit të shtetit.
Rritja e përdorimit të mjeteve më të vogla motorike pritet të ndihmojë në uljen e trafikut, të rrisë qarkullimin e komunikacionit dhe të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit përmes uljes së emetimeve të gazrave të dëmshëm.
