“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, orët e fundit të afatit të SHBA për Iranin. Trump kërcënon, përgjigjet Teherani: Sulmet do shtrihen përtej Lindjes së Mesme

Donald Trump kërcënoi me “shkatërrim të plotë” të infrastrukturës iraniane, duke paralajmëruar se SHBA mund ta godasë Iranin “brenda një nate”.  “Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, nëse nuk ka marrëveshje”-ishte kërcënimi i Trump.

Trump i ka dhënë Iranit një afat deri në orën 20:00 EDT të së martës (00:00 GMT / 01:00 BST të mërkurën) për të rihapur Ngushticën e Hormuzit. Por afatet e tij kanë ndryshuar edhe më parë.
Ndërkohë, Irani thotë se ka refuzuar zyrtarisht një propozim të SHBA për armëpushim, raportojnë mediat shtetërore – duke publikuar njëkohësisht një listë kërkesash. Forcat e Gardës Revolucionare deklaruan në televizionin shtetëror se sulmet e tyre hakmarrëse do të shtrihen përtej Lindjes së Mesme nëse SHBA-ja shkel vijat e kuqe të Teheranit.