Mickoski: Funksionarë të lartë opozitarë politizuan protestën e studentëve, informuam NATO-n dhe BE-në për tentim destabilizimi

Kryeministri Hristijan Mickoski, duke komentuar protestën e djeshme të studentëve, tha se ata po punojnë në gjetjen e zgjidhjes për provimin e jurisprudencës, që i njëjti të jetë në përputhje me kushtetutën dhe me standardet ndërkombëtare.
Mickoski, shkruan SHENJA, tha se në protestën e djeshme ishin të pranishëm një numri i madh i funksionarëve të lartë dhe aktivistëve opozitar, gjë për të cilën kanë informuar edhe NATO-në dhe BE-në.
“Kërkesat janë një, por kushtetuta dhe standardet ndërkombëtare janë tjetër dhe duhet ashtu të sillemi nëse me të vërtetë duam të sillemi si evropian atëherë duhet të respektojmë edhe kushteton edhe standardet ndërkombëtare. Është fakt se ligji e cili është sjellë, ligji për zbatimin e gjuhëve është kontestuar para gjykatës kushtetuese pikërisht në pjesën e gjyqësorit, fakt është se kemi mendim negativ nga Komisioni i Venecias kur bëhet fjalë për dygjuhësinë në gjyqësor sepse së pari nuk kemi resurse të mëdha për ta implementuar dhe e dyta nuk garantohet sundimi i së drejtës dhe për këtë shkak ata fuqishëm na rekomandojnë që të kthehemi në ligjin e vitit 2008-2009. Njëkohësisht është fakt se studentët të cilët mësojnë fakultetin juridik në gjuhën amtare në këtë rast në gjuhën shqipe kanë të drejtë ta bëjnë këtë dhe janë pjesë e sistemit arsimor në RMV, kështu që ne kemi formuar komisioni i cili është përbrë nga ekspertë juridik dhe ai komision punon në gjendjen e zgjidhjes e cila do të jetë në përputhje me kushtetutën dhe standardet ndërkombëtare, po ashtu është fakt se dje pamë një numër të madh i aktivistëve dhe funksionar të lartë të cilët ishin në protestës dhe i dhanë konotacion politik. Për këtë i kemi informuar aleatët në NATO por edhe të BE-së për tentim të opozitës në një mënyrë që të bëjnë destabilizim dhe kjo nuk gjet në miratim nga përfaqësues të lartë të bashkësisë ndërkombëtare”, deklaroi Mickoski.