Nafie Selmani: Bekim Sali e Afrim Gashi marre ju qoftë. Zgjodhët Mickovskin para studentëve

Nafie SELMANI:

Në kohën kur studentët protestonin për të drejtat e tyre, Zëvendëskryeministri Bekim Sali, i shoqëruar nga miku i tij Afrim Gashi, kishin zgjedhur një tjetër prioritet: të qëndronin përkrah Kryeministrit Mickoski dhe ministrit të Shëndetësisë në prerjen ceremoniale të shiritit për salla (projekte) që në fakt ishin nisur nga ish ministri Arben Taravari.

Duket qartazi se prania e tyre aty nuk ishte rastësi, por një përpjekje për t’i dhënë mbështetje Kryeministrit, pikërisht në një moment kur mijëra studentë po buçisnin në qendër të Shkupit, duke kërkuar të drejtat e tyre elementare, dhe duke tronditur seriozisht rehatinë e pushtetit.

MARRE!