
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Denion Meidani përmes një postimi të shpërndar të ministrit Hoxha ka rikonfirmuar mbështetjen pëer studentët duke nënvizuar se e drejta për përdorimin e gjuhës amtare është e garantuar dhe duhet të reflektohet qartë në praktikë, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.
🇦🇱 E drejta për përdorimin e gjuhës amtare është e garantuar dhe duhet të reflektohet qartë në praktikë, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.
Angazhimi qytetar i studentëve dhe mënyra demokratike e artikulimit të kërkesës së tyre meritojnë vlerësim. Kjo kërkon një përgjigje institucionale të matur, të përgjegjshme dhe të orientuar drejt zgjidhjeve të qëndrueshme, përmes dialogut konstruktiv dhe respektimit të plotë të të drejtave të garantuara.
