Të dashur studentë,
Të nderuar qytetarë dhe të rinj,
Në cilësinë e Kryetarit të Parlamentit Studentorë pranë UEJL-së, ju bëj thirrje që nesër të bashkohemi në mënyrë dinjitoze dhe të organizuar në protestën e paralajmëruar nga studentët.
Si studentë, kemi përgjegjësinë të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit dhe të përkrahim studentët e drejtësisë në kërkesën e tyre të drejtë, mundësinë që provimi i jurisprudencës të jepet në gjuhën në të cilën kanë studiuar. Kjo çështje nuk i përket vetëm një grupi studentësh, por na prek të gjithëve, sepse lidhet me barazinë, drejtësinë dhe të ardhmen tonë profesionale. Prandaj, është momenti të tregojmë solidaritet dhe unitet, duke mbështetur një kauzë që është në thelb e drejtë.
Protesta do të jetë paqësore e organizuar dhe me dinjitet por njëkohësisht me peshë substanciale, që meriton përkrahjen e secilit prej nesh.
Dua të theksoj qartë se kjo është një nismë studentore dhe nuk do të lejojmë në asnjë formë që të politizohet apo të devijohet nga qëllimi i saj.
Ju ftoj të jeni pjesë e kësaj kauze, të tregojmë unitet dhe të japim një mesazh të fortë ndaj kërkesës sonë.
Zëri ynë ka rëndësi — le ta bëjmë të dëgjohet.
Shifemi nesër në Shkup.
Besjan Rexhepi
Kryetar i Parlamentit Studentor dhe Asoscioacionit– UEJL
