Suhejb Memedi: “Nuk jemi vegël politike” – reagim i fortë nga studentët në Shkup

Suhejb Mehmedi:

Ju bëj apel të gjithëve mos bini pre e provokimeve dhe dezinformatave kinse ne jemi zë i opozitës, sepse para të gjithëve dhe me plot ndërgjegje deklarojmë se nuk jemi nën komandën e askujt. Ne jemi disa studentë të thjeshtë që kërkojmë vetëm drejtësi.

Sa i përket partive opozitare shqiptare, është e vërtetë që ata nuk e kanë bërë këtë për 20 e disa vite, por po aq fajtorë jeni edhe ju, partitë politike shqiptare që jeni në qeveri.

Na thoni ju cila është arsyeja që nuk e rregulloni që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe dhe të merrni meritat për një të drejtë që është e garantuar?
Prej kur kemi filluar, organizimin e vetmja përgjigje që kemi marrë është se është formuar një grup punues.

Nuk mund t’i merrni meritat e studentëve që nuk kanë bërë gjumë në sy për këtë të drejt të pastër.

Andaj, ju bëj apel partive shqiptare mos na përdorni asnjëra palë. Kjo e drejtë është e drejtë e studentëve – rrini larg!

Avokati i studentëve
Universiteti “Nënë Tereza”, Shkup
Suhejb Memedi