Aksident në Tetovë, lëndohet rëndë një këmbësore

Një aksident trafiku ka ndodhur më 1 prill 2026, rreth orës 20:35, në bulevardin “Ilinden” në Tetovë, ku një automjet i tipit “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës ka goditur një këmbësore.

Sipas informacioneve, vetura drejtohej nga N.T. (65) nga Tetova, ndërsa viktima është S.M. (52), po ashtu nga Tetova. Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës.

Ekipet e SPB Tetovë kanë kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa rasti po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave.