Studentët shqiptarë kanë paralajmëruar protestë më 6 prill në Shkup, duke shprehur pakënaqësinë ndaj mosofrimit të provimit të Jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe krahas asaj maqedonase. Ata kërkojnë barazi dhe zbatim të Ligjit të Gjuhëve, kërkesë të cilën Ministria e Drejtësisë e refuzon, raporton Portalb.mk.
Protesta do të mbahet të hënën (6 prill) në ora 12:30 para Urës s Gurit në Shkup dhe do të vazhdojë deri te Ministria e Drejtësisë.
“Që nga vera 2024 jemi duke pritur epilog në lidhje me kërkesën tonë, përveç zvarritjes së kërkesës sonë nuk pamë gjë tjetër. Gjuha shqipe dhe e drejta jonë nuk mund të mbahen peng nga vullneti dhe interpretimi i ministrave”, tha Mevlan Ademi, një nga nismëtarët e iniciativës.
Ai u bëri thirrje qytetarëve pa dallime politike të rreshtohen me studentët dhe ti përkrahin ato në të drejtën e tyre legjitime dhe kushtetuese që provimin e jurisprudencës ta mbajnë në gjuhën shqipe.
